Joachim Loew do të mbetet në drejtimin e përfaqësueses gjermane në Evropianin e vitit të ardhshëm. Ky është vendimi i marrë në takimin e zhvilluar në aeroportin e Mynihut mes presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit, Fritz Keller, drejtorit të Kombëtares Oliver Bierhoff dhe vetë trajnerit.
Ishte vetë Bierhoff që e konfirmoi trajnerin Loew në postin e tij pas humbjes turpëruese me Spanjën. ‘Besimi mbetet i paprekur, kjo ndeshje nuk ndryshon asgjë-u shpreh Bierhoff
Takimi në Bavari ka pasur rezultat pozitiv për trajnerin aktual të përfaqësueses gjermane, detyrë që e mbulon që nga viti 2006. Pas disfatës së rëndë ndaj ‘La Roja’, u shtuan zërat që flisnin për një ndarje të mundshme mes palëve, një hipotezë që u përgënjeshtrua menjëherë nga Bierhoff pas ndeshjes dhe sipas të përditshmes ‘Bild’ erdhi konfirmimi edhe pas takimit të drejtuesve të DFB dhe vetë trajnerit
Sfidanti,al