Fitorja me Bjellorusinë ..1 milionë euro,  sa kushtojnë “gropat” e Air Albania-s

Përse duhet ta mundim Bjellorusinë? Tërë javën kanë rënë boritë se po mundëm bjellorusët, në arkën e shpuar të FSHF-së do të shkojnë 1,1 apo 1,2 milionë euro si fitues të grupit. Më pak sugjestionues duket lajmi se po fituam do të ndërrojmë “vazo” apo grupin ku jemi kallandrisur. Dhe kur flitet për para, ne bëhemi tërë sy e vesh,  bëhemi vetja jonë,  ngaqë  ndizemi pa frena  në lojën e milionave.

Mbetëm 8 javë pa futboll për shkak të bojkotit   dhe askush nuk shpalli një shifër se sa humbëm apo sa “fituam” nga paraliza e diktuar me pahir! Sapo flitet per Kombetaren,  na çahen  daullet e veshit per çekun 1 milion !  Kuptohet, sipas zakonit tonë si humbës krenar…të shkuara të harruara  kur flitet per klubet!

Le të ndjekim këtë joshjen e fundit që na afrohet me Bjellorusinë , një ndeshje që vleka  1 milion euro , të cilën e quajmë “finale” më shumë se do të fitojmë para, sesa do të ndërrojmë “shtëpi”, pra vazon apo grupin.Sikur futbollistët e Kombëtares të bënin një llogari të thjeshtë për çmimin e fitores, do të “blinin  gropat” e stadiumit “ më të bukur në Ballkan” ..atij që quhet Air Albania.  Pak ditë më parë, vërshoi  lajmi i bujshëm se pas “rinovimit” që po i bëhet Kombëtares, do të rinovohet edhe fusha që lindi dështake. Dhe u dashkan afro 500 mijë deri në 1 milion euro, që këmba e futbollistëve tanë të mos fundoset kaq thellë sa të “prekë” dhe  tabanin e Qemal Stafës!

O burra ta  fitojmë këtë ndeshje! Te shpetojmë nga gropat,  dhe që  Kombëtarja të mos e ketë më fiksim  që të shkojë të luajë në Elbasan “ ku paska fat” apo të mbetet peng  në Tiranë, ku fati zhytet bashkë me këmbën…

Sfidanti.al