Një tjetër problem i del Antonio Conte në prag të rifillimit të kampionatit me ndeshjen e së dielës që Interi do ta luajë ndaj Torinos. Pas pozitivitetit me Covid të Marcelo Brozovic që doli në ditët e kaluara, trajneri i zikaltërve do të duhet të bëjë edhe pa Aleksander Kolarov për të njëjtën arsye me mbrojtësin serb që doli pozitiv në testet për Covid-19 të kryera pas kthimit nga impenjimet me kombëtaren serbe.
Për Interin, Kolarov është rasti i 9 me coronavirus që nga starti i sezonit të ri. Në javët e kaluara rezultuan të prekur nga Covid-19 edhe Radu, Skriniar, Bastoni, Nainggolan, Young dhe Gagliardini, që u shëruan. Ndërsa të prekurit më të fundit nga ky virus janë pikërisht Padelli, Brozovic dhe pikërisht Kolarov me këtë të fundit që do të mungojë në ndeshjen me Torinon e sidomos atë ndaj Realit të Madridit. Nëse ndërkohë ai do të rezultojë negativ në testet pasardhëse, Conte mund ta aktivizojë për ndeshjen me Sassuolon në 28 nëntor.
Sfidanti.al