Uilliams jashtë ndeshjes me Shqipërinë U21 dhe jashtë … Liverpulit!

Për ekipin tonë Shpresa mungesa e mbrojtësit 19-vjeçar nuk është se ndryshoi gjë, sepse u mund në ndeshjen e fundit eleminatore të Europianit U21. Gjithsesi, mungesa e Ris Uilliamsit mund tëjetë e rëndësishme për Liverpulin sepse ai luan në qendër të repartit difensiv, aty ku Jurgen Klopi ka mungesa të rëndësishme si Van Dajk dhe Gomez. Uilliamsi do të caktohej që ta niste nga stoli ndeshjen ndaj Leisterit në Premier Ligë, ndërsa dyshja titullare do të ishte Matip-Filips, por tani trajneri gjerman mund të mos ketë asnjë rezervë për të qenë. Një mallkim i vërtetë që vazhdon e shtohet për kampionët e Anglisë, ndonëse shpresohet që Uilliams ta marrë veten. Ai u la jashtë ndeshjes Angli U21-Shqipëri U21 për një dëmtim që ndoshta mund të jetë i lehtë.

Sfidanti.al