Një “bombë” pritet të plasë në NBA, Harden drejt Nju Xhersit!

Atje do të bashkohej me dy yje të tillë si Kevin Durant dhe Kajri Irving, e të tre bashkë mund të ishin ndoshta favoritët për të fituar titullin në NBA. Një “bombë” e vërtetë pritet të plasë në basketbollin amerikan vetëm pak javë pasi Lebron Xhejms fitoi titullin e 4-ët në karrierë, të parin me Lejkërsit. Xhejms Harden mund të jetë lojtari i ri i Nju Xhersit, ndërsa sipas mediave amerikane ai dëshiron ta bëjë këtë lëvizje. Gazetari shumë i informuar Adrian Vojnarovski, shkruan se “Mjekra” pritet të kërkojë largimin nga Hjustoni, pasi nuk arriti dot ta fitonte titullin aty, as duke pasur në krah Uestbrukun. Nuk dihet nëse kjo do të ndodhë, ndërsa tifozët e Nju Xhersit shpresojnë të shikojnë në aksion të paktën Durantin që nuk luajti asnjë ndeshje sezonin e kaluar, e po ashtu edhe Irvingun që pati dëmtime. Duranti fitoi 2 tituj me Golden Stejtin, ndërsa Irving doli kampion i NBA-së në 2016 me Klivlendin e Lebron Xhejmsit.

Sfidanti.al