Luis Suarezi si Kumbulla, nuk luan dot përballë ish-skuadrës së tij!

Lajmi vjen me shpejtësinë e dritës! Një nga symësytë (duelet) më të shumëpritur të këtij sezoni nuk do të ndodhë, pasi Luis Suarez doli pozitiv me koronavirus. Sulmuesi i Atletikos së Madridit bëri testin, ndërsa ndodhej me kombëtaren e tij të Uruguajit, dhe kjo do të thotë se ai nuk mund të luajë këtë herë ndaj Barcelonës, ish-skuadrës së tij, dhe padyshim ekipit të tij të zemrës. Një humbje e madhe për trajnerit Simeone pasi me Suarezin kishte qenë shpesh i fituar dhe rrallë i humbur. Lehtësim për katalanasit, pasi sulmuesi do të kishte luajtur fort për të treguar veten. Uruguajanit i ndodhi pak a shumë si Marash Kumbullës që nuk luajti dot me Romën kur ish-ekipit të tij, Veronës, ndonëse shqiptari nuk ia doli sepse sapo ishte bashkuar me ekipin e tij të ri, jo sepse pati probleme koronavirusi.

Sfidanti.al