Milan, Pioli sërish pozitiv me Covid, nuk është ndaj Napolit

Milani merr lajme të këqija, Stefano Pioli është ende me coronavirus, pasi trajneri doli pozitiv edhe në testin me tampon molekular. Trajneri i kuqezinjve kishte rezultuar pozitiv edhe në testin e shpejtë me tampon të kryer paraditen e së premtes dhe si asimptomatik hyri menjëherë në karantinë në shtëpi. Tani doli përgjigjja e testit të dytë që ishte pozitiv.

Kështu, Pioli nuk do të jetë në pankinë mbrëmjen e së dielës në transfertën e Milanit në Sao Paulo kundër Napolit dhe skuadrën do ta drejtojë asistenti i tij Giacomo Murelli.

Murelli do të drejtojë edhe stërvitjen e skuadrës në Milanello që iu nënshtrua dezinfektimit ne prag të rinisjes së stërvitjeve, por Pioli do të ndjekë përgatitjen e futbollistëve të tij nga shtëpia. Ndërkaq skuadrës i mungojnë futbollistët që janë të impenjuar me kombëtaren italiane  rikthimi i të cilëve është parashikuar të jetë mes të martës dhe të enjtes.

Sfidanti.al