Adil Rami “çjerr maskën” e emancipimit të shoqërisë moderne!

Është një lojtar që ka krijuar disa herë polemika, siç ishte rasti me Pamela Andersonin, me të cilën pati një lidhje për disa kohë. Adil Rami, francez me origjinë marokene, lëshoi disa deklarata të tjera për televizionin “RCM Sport” në Francë, ku pati edhe fjalë “me piper”. Ai thotë sesa e lehtë është për një futbollist profesionist të niveleve të larta që të gjejë femra “të lehta” për një apo disa net, ndërsa ndodhet me pushime (kuptohet, kundrejt parave, apo thjesht kundrejt kënaqësisë që krijon shoqërimi me të famshëm). Po ashtu, ai tregon për fëmijë me xhepat plot me drogë (ku është edukata prindërore, policia, shteti?). “Mjafton të jesh paksa më i dobët mendërisht e të biesh në kurthe, dhe je i vdekur”, – shprehet Rami.

Sfidanti.al