Juventus, dëgjoje Bolt: Ronaldo në këtë moment do të më mposhtte

E vërtetë apo jo, një sfidë mes Usain Bolt dhe Cristiano Ronaldos do të ishtë shumë tërheqëse dhe për të mos u humbur. Nga njëra anë do të ishte mbreti i shpejtësisë, nga ana tjetër një supersportist sic e përkufizoi xhamajkani yllim e Juventusit.

Është kjo një garë prej 100 m e pamundur por që  Bolt e imagjinoi në një intervistë për të përditshmen spanjolle ‘Marca’. ‘Cristiano Ronaldo do të fitonte me të gjithë sigurinë-tha në mënyrë surprizë Usain Bolt-kjo sepse ai është ende aktiv. Punon cdo ditë, për mua është një supersportist. Është gjithnjë në majat më të larta në disiplinën e tij sportive. Stërvitet shumë dhe është gjithnjë i përqendruar. Mendoj se në këtë moment do të ishte më i shpejtë se unë’.

Është ndoshta një batutë, por padyshim është një lëvdatë për profesionalizmin e lartë të portugezit dhe atletizmit të tij të famshëm.

Sfidanti.al