Djokovic imiton festimin e Ronaldos dhe bën shaka: Cristiano, si e bëra?

Imitimet e tij të Rafael Nadal dhe Maria Sharapovës kanë bërë historinë dhe kanë bërë të qeshin dhe argëtuar miliona tifozë. Por për të mos i kompromentuar raportet me lojtarët e tjerë, Novak Djokovic vendosi të mos bëjë më imitime të tilla. Por duket se së fundmi numri 1 i renditjes botërore ka gjetur një viktimë të re, mikun e tij Cristiano Ronaldon.

Kështu në prag të fillimit të ATP Finals të Londrës, Djokovic imitoi festimin e famshëm të portugezit duke bërë shaka me Ronaldon nëpërmjet rrjeteve sociale. ‘Cristiano si e bëra? –shkruante Djokovic në postimin e tij ku publikoi edhe videon e imitimit dhe përgjigjja e Ronaldos  ishte e menjëhershme: ‘Jo keq, vëlla’, por duke parë emotikonet e përdorura nuk duket shumë i bindur.

Sfidanti.al