Cështja e reduktimit të pagave të futbollistëve nuk është ekskluzivitet vetëm i Barcelonës. Një masë të tillë po mendojnë ta ndërmarrin edhe dy klube të tjerë të mëdhenj të futbollit spanjoll, Real Madrid dhe Atletico Madrid. Në rastin e Realit të Madridit, Los Blancos mendojnë për një reduktim të pagave të lojtarëve në masën 20%.
Reali i Madridit e bën këtë propozim me synimin për të kompesuar mungesën e rreth 200 milionë Eurove të ardhura nga shitjet e biletave për shkak të pandemisë coronavirus. Gjatë kësaj vere, Reali i Madridit mundi të sigurojë 110 milionë Euro të ardhura nga shitjet e disa futbollistëve, ndërsa pjesën tjetër kërkon ta kompesojë me këtë reduktim të pagave.
Në fund të sezonit të kaluar, futbollistët e Realit të Madridit pranuan një reduktim të pagave të tyre me 10% si dhe hoqën dorë nga shpërblimi i tyre për fitoren e kampionatit dhe Superkupës së Spanjës që ishin rreth 700 mijë Euro për secilin prej lojtarëve për titullin dhe 300 mijë për Superkupën.
Përsa i përket Atletico Madrid, propozimi i Los Colchoneros është për një reduktim prej 15-18% të pagave të lojtarëve për sezonin aktual.
Sfidanti.al