Neymar kundërsulmon Barcelonën; bën apelim për 44 milionë Euro

Është divorci më i kushtueshëm në historinë e Futbollit. Ishin 222 milionë Eurot që PSG pagoi për t’i marrë Neymarin Barcelonës për të bërë një transferim të shenjuar nga parregullsi të supozuara dhe një seri cështjesh kontroverse dhe që kanë mbetur ende të pazgjidhura. Përpara 9 muajsh u dha  vendimi i parë i Gjykatës Spanjolle që i impononte brazilianit të derdhë në arkat e Barcelonës 6.7 milionë Euro. Ndërsa pak ditë më parë,’El Mundo’ shkruante se Barcelona tani I kërkonte edhe 10.2 milionë Euro të tjerë, dicka që bëri që Neymar të hidhet në kundërsulm.

Avokatët e sulmuesit brazilian i kërkojnë Barcelonës një dëmshpërblim prej 44 milionë Eurosh në tentativën për të përmbysur në apel vendimin e parë të Gjykatës. Drejtësia spanjolle u kërkua që të jepte gjykimin e saj në lidhje me premion prej 26 milionë Euro për rinovimin e kontratës së futbollistit, një bonus ky që u kërkua nga lojtari, por që nuk u pagua nga klubi që i kontestonte transferimin te PSG.

Me fjalë të tjera, beteja ligjore mes Barcelonës dhe Neymar vazhdon dhe fundi i saj është larg, ashtu sikurse edhe raporti dashuri-urrejtje që po karakterizon këtë histori pafund mes Neymar dhe klubit katalanas.

Sfidanti.al