MotoGP, Yamaha përshëndet Lorenzon, piloti i ri i testeve është Crutchlow

Cal Crutchlow i tha lamtumirë skuadrës LCR Honda për të kaluar te Yamaha në rolin e pilotit të testeve në sezonin që do të vijë.  Lajmi u zyrtarizua nga skuderia japoneze  që në këtë mënyrë konfirmon edhe largimin e Jorge Lorenzos, kolaudator i skuadrës që nga muaji janar.

Për Crutchloë, që në karrierën e tij ka regjistruar 3 fitore në MotoGP, puna e re do të nisë në Malajzi në 14-16 shkurt. Për më tepër ekziston mundësia edhe e zbritjes në pistë me ftesë nëse do të rezultojë i dobishëm në teste si dhe ajo për të garuar në vend të Quartararo apo Vinales nëse ndonjëri prej tyre do të jetë i detyruar të mos garojë në 1 apo më shumë Cmime të Mëdha.

Është ky një rikthim për Cal Crutchlow që në 2009 fitoi Botërorin Supersport me një Yamaha dhe në 2011 debutoi në MotoGP me skuadrën satelit të asaj kohe të Yamahas, Tech3. Crutchloë përvec shakedown në Malajzi do të marrë pjesë edhe në testet zyrtare IRTA dhe teste të tjera private të Yamahas me synimin që të ndihmojë inxhinierët e Yamahës me programin e zhvillimit të MotoGP.

Sfidanti.al