Në Angli shohin kthimin e Ronaldos te Manchester United

Në orët e fundit janë shtuar zërat për interesin e Paris Saint Germainit për Cristiano Ronaldos, por në Angli ka dalë një tjetër hipotezë; ajo e kthimit të portugezit te Manchester United sezonin e ardhshëm. I pari që foli për këtë ishte gazetari u Fox America, Christian Martin nëpërmjet një postimi në Tëitter ku fliste për një ofertë të klubit anglez në drejtim të lojtarit dhe gatishmërinë e Juventusit për të biseduar, Më pas ishte tabloidi ‘The Sun’ që foli për këtë transferim të mundshëm.

Në Angli kapen pas nevojës që ka Juventusi për të siguruar të ardhura nga shitja e mundshme e kartonit të sulmuesit portugez përpara skadencës së kontratës së këtij të fundit në 2022. Blerja e Ronaldos ishte shumë e rëndësishme për Juventusin si  në aspektin sportiv ashtu edhe për marketingun, por me situatën aktuale të krijuar nga Covid, paga e futbollistit është kthyer në një barrë të rëndë për arkat e Zonjës së Vjetër.

Në këtë pikë duket se Manchester United është klubi më i favorizuar për të siguruar shërbimin e Cristiano Ronaldos. Në Angli i bëjnë apel edhe ndjenjës që ka futbollisti për ‘Djajtë e Kuq’, një dashuri që Ronaldo e ka shprehur në kohët kur ishte pjesë e Realit të Madridit.

Cristiano Ronaldo luajti me Manchester United në periudhën 2003-2009 duke fituar 3 tituj në Premier League dhe Ligën e Kampioneve, Në 292 ndeshje me fanelën e Manchester United duke shënuar 118 gola në të gjitha kompeticionet.

Sfidanti.al