Juventus, Alex Sandro e De Ligt drejt rikthimit

Periudha e pauzës për ndeshjet e kombëtareve sjell edhe lajme të mira për Juventusin. Në momentin e rifillimit të kampionatit, Andrea Pirlo me shumë mundësi do të ketë në dispozicion 2 elementë të rëndësishëm për repartin e mbrojtjes; Alex Sandro dhe Matthijs De Ligt. Më i rëndësishëm është riaftësimi i holandezit për trajnerin e bardhezinjve i cili do të duhet të bëjë  pa Chiellinin edhe për pak kohë. Dëmtimi i radhës muskular që pësoi në stërvitje mund ta detyrojë atë që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 1 muaj.

De Ligt nuk luan me Juventusin që nga 7 gushti në sfidën e kthimit të Ligës së Kampioneve ndaj Lyonit. Me t’u mbyllur sezoni, holandezi u operua në shpatullën e djathtë, por tani duket se është riaftësuar plotësisht dhe mund të aktivizohet në ndeshjen ndaj Cagliarit në 21 nëntor.

E njëjta histori edhe për mbrojtësin brazilian i cili kishte pësuar një dëmtim muskular të pësuar në mesin e muajit shtator dhe që rezultoi më i rëndë nga sa u parashikua. Rikthimi i tij garanton më shumë opsione për Pirlon që e pa veten me vetëm Cuadradon, Danilon dhe të riun Frabotta për mbrojtjen në krahë

Përsa i përket Aaron Ramsey duhet pritur edhe disa ditë të tjera me uellsianin që u dëmtua në ndeshjen me Ferencvaros. Mbetet për t’u verifikuar edhe situata e Rabiot që shfaqi probleme muskulare në stërvitje me kombëtaren franceze duke mos luajtur në ndeshjen miqësore ndaj Finlandës. Gjendja e tij është ende për t’u vlerësuar, por nuk duket se është shumë shqetësuese.

Sfidanti.al