Do të jetë një diskutim i përjetshëm dhe vështirë se do të gjendet një përfundim ku të bien dakord që të gjithë. Sidoqoftë, një nga personalitetet më të pjekur të futbollit, dhe aspak tepër i ri, e ka zgjedhur të preferuarin e tij. Ky është Visente Del Boske, ish-trajner i Spanjës kampion i botës dhe i Europës. “Unë jam me Mesin, – thotë ai, – sa herë që e shoh (merr frymë thellë) … është shumë i mirë, i jep shumë skuadrës”. Gjithsesi, nuk harron të veçojë dy figurat që ka pasur në kombëtaren e Spanjës, që të dy lojtarë të Barcelonës, Ksavi Hernandezin dhe Andres Iniestën: “Mund të luajnë në të njëjtin ekip, të një niveli të barabartë edhe pse të ndryshëm. Gjenialë!”
Sfidanti.al