Yjet e sportit femëror në SHBA festojnë fitoren e Joe Biden

Fitorja e Joe  Biden vazhdon të ketë një jehonë të madhe në botën sportive në SHBA dhe shumë yje të disiplinave të ndryshme nuk e kanë fshehur gëzimin e tyre për suksesin e kandidatit demokrat kundrejt Donald Trump, një politikan  gjithnjë polemizues dhe për të cilin u ngritën shumë pikëpyetje në shumë fronte.

Ato që festuan më shumë janë yjet e sportit femëror, shumë prej të cilave ngritën zërin për të uruar zgjedhjen e Biden. Kështu sportiste si futbollistet Megan Rapinoe, Alex Morgan, gjimnastja Simone Biles apo basketbollistja Sue Bird, nuk kanë ngurruar aspak të shfaqnin alegrinë e tyre për fitoren e Biden që duket se sjell një frymë të re e të freskët për sportin femëror në SHBA.

Të gjitha yjet e sportit femëror në SHBA shohin te presidenti i ri një aleat përsa i përket cështjes së barazisë, dicka që u vu re gjatë gjithë fushatës elektorale.

Sfidanti.al