Juventus, Morata bind Luis Enrique, kthehet në përfaqësuesen spanjolle

Fillimi i shkëlqyer i sezonit me fanelën e Juventusin i Alvaro Moratës nuk e ka lënë indiferent trajnerin e përfaqësueses spanjollë Luis Enrique i cili vendosi të të grumbullojë sulmuesin për ndeshjen miqësore kundër Holandës dhe sfidave të Nations League ndaj Zvicrës dhe Gjermanisë.

Herën e fundit që Alvaro Morata luajti me La Roja ishte në 19 nëntor të 2019. Morata ka një mesatare me 1 gol cdo 2 ndeshje(17 gola në 33 ndeshje) me skuadrën e Spanjës. Ndeshja e fundit ku ai ka shënuar me fanelën e përfaqësueses iberike ishte në 15 nëntor 2019 në goleadën e La Rojas ndaj Maltës 7-0.

Vendosa të grumbulloj Moratën sepse që nga momenti kur është kthyer te Juventusi është një lojtar tjetër, është përmirësuar në disa aspekte në sulm e mbrojtje. Është gjithnjë kënaqësi që të besoj përsëri te Alvaro-tha Luis Enrique.

Lista e te grumbulluarve

Portierë: De Gea, Kepa, Unai Simon

Mbrojtës: Sergio Ramos, Pau Torres, Gayá, Reguilon, Jesus Navas, Sergi Roberto, Eric Garcia, Iñigo Martínez.

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Mikel Merino, Fabian Ruiz, Canales, Koke, Marcos Llorente.

Sulmues: Morata, Gerard Moreno, Oyarzabal, Ansu Fati, Ferran Torres, Dani Olmo, Adama Traoré.

Sfidanti.al