Murinjo mbetet “spec”, por ndoshta jo aq “djegës” sa dikur!

Një foto në Instagram dhe një shpjegim poshtë (apo anash) saj, dhe mesazhi u dha. Zhoze Murinjo nuk ka hequr dorë nga mënyrat e tij origjinale të shprehjes së mendimeve lidhur me paraqitjet e lojtarëve të tij, dhe e bëri këtë pas fitores 3-1 në fushën e Ludogorecit në Ligën e Europës. Trajneri portugez shfaqi veten duke ngrënë diçka të shpejtë, me sy të mbyllur dhe i lëshuar në kolltuk, shenjë e qartë se “nuk po i pëlqente ajo që po shikonte në televizor”. “Kur fiton dhe nuk luan mirë”, – ishte shpjegimi i tij. Në intervistë për kamerat, Murinjo theksoi se “ne nuk patëm nevojë që të luanim shumë mirë për të fituar, por ishin të fortë në sulm”. Duket se tekniku ka dëshirë që skuadra e tij të jetë më këmbëngulëse, pa nënvleftësuar ndeshjet, padyshim i shqetësuar nga humbja në fushën e Antverpit po gjatë Ligës së Europës. Megjithatë, Zhoze duket më i qetë sesa ishte tek Mançester Junajtidi, apo gjatë kohëve të fundit tek Reali. Me gjasë, e futur në shina Totenhemin dhe mundet që t’ia sigurojë ndonjë titull.

Sfidanti.al