Argjentinë, Maradona habit mjekët me aftësinë për t’u rikuperuar

Mjekët që po kujdesen për Diego Armando Maradonën që u operua në tru për heqjen e një mase gjaku të mpiksur, u habitën rikuperimi i tij i shpejtë. Kirurgët e një klinike private në Buenos Aires shpenzuan 80 minuta për të hequr masën e gjakut të mpiksur në operacionin e kryer në mbrëmjen e së martës.

‘Sapo e takova, është në humor të shkëlqyer. U habitëm sesi po shërohet-tha mjeku Leopoldo Luque që përditësoi median për gjendjen e ish yllit të futbollit që sot është 60 vjec

‘Duhet të jemi të kujdesshëm sepse jemi akoma në periudhën post-operacion-tha mjeku për gazetarër-por është e qartë që nuk ka komplikacione neurologjike. Janë parametrat e tjerë ata që presim për të bërë vlerësimon sepse është shumë shpejt. Por rimarrja e vetes është e shkëlqyer’.

Komentet e mjekut bënë që tifozët e Maradonës të duartrokasin fort dhe tëinkurajojnë me koret e tyre El Pibe De Oron nga jashtë klinike ku janë gjithnjë në pritje të informacioneve për gjendjen e tij. Maradona u dërgua në spitalin e La Platas, ku është trajner i skuadrës së Gimnasias, ditën e hënë për një sërë testesh pasi u ndje keq dhe një tac zbuloi masën e gjakut të mpiksur.

Sfidanti.al