Champions, Lazio pa Immobile ndaj Zenit

Ciro Immobile nuk do të luajë ndaj Zenit në Ligën e Kampioneve. Pasi zbriti në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Torinos, sulmuesi i skuadrës bardhekaltër zhvilloi të gjithë seancën stërvitore të paradites të së martës me pjesën tjetër të skuadrës edhe pse nuk ishte mes titullarve, për të lënë më pas në mënyrë autonome qendrën stërvitore të Formellos.

Së bashku me të, ishin edhe Strakosha e Lucas Leiva; as ata nuk e morën lejen nga UEFA pas testeve me tamponë të kryer ditën e hënë.  Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës me përjashtim lojtarët e padisponueshëm, Luis Alberto dhe Lazzari udhëruan në drejtim të aeroportit të Fiumicinos për të udhëtuar drejt Shën Pjetërsburgut

Ndërkaq, Federata Italiane e Futbollit ka hapur një hetim në lidhje me testet me tamponë duke qenë se rezultatet e tyre kanë shkaktuar disa probleme. Ata të kryer nga UEFA, sic ndodhi para ndeshjes me Brugges, treguan vlera në bazë të të cilave u kërkua lënia jashtë skuadre e futbollistit. Testet e zhvilluara 48 orë para ndeshjes me Torino, nuk shënuan asnjë rast mes futbillistëve. Edhe në ditët e kaluara inspektorët e Federatës vizituan disa herë Formellon për të verifikuar situatën dhedhe për të siguruar të gjithë dokumentacionin shëndetësor, kurse tani nisën zyrtarisht hetimet për ndonjë thyerje të mundshme të protokollit shëndetësor anticovid të miratuar nga FIGC dhe autoritetet qeveritare.

Sfidanti.al