Në Britaninë e Madhe ka lindur një sindikatë e re, e cila ka nisur luftën e saj. Nuk flasim për punonjës, pra njerëz të thjeshtë, por për pjesëtarët e njërit prej sporteve më aristokratikë, bashkë me kalorësinë (hipizmin) dhe tenisin. Flasim për golfin. Lajmet nga ishujt britanikë janë që rreth 250 000 njerëz që praktikojnë këtë sport po bëhen bashkë për të kërkuar nga qeveria që të mos i ndalojë aktivitetet me rastin e kufizimeve për koronavirusin.
“Një ndalim absurd, – thotë shefi i golfit në Angli, Xheremi Tomlison, – gjithkush e sheh dhe e kupton se kjo lojë duket sikur është e bërë pikërisht për distancimin social. Si mundet që lejohet të shkohet në park me makinë dhe të bësh ushtrime me një shok, ndërsa të mos lejohet të ushtrohemi me golf me dikë tjetër. Masat e qeverisë janë për të ulur kontaktin fizik, por golfi nuk ka kontakt fizik”.
Sfidanti.al