Lionel Messi dhe Quique Setien kanë pasur një raport të vështirë, por ditët e fundit duket se është hedhur disi dritë mbi këtë raport. Pas deklaratës së ish trajnerit të Barcelonës për karakterin e vështirë të argjentinasit, radio SER Catalunya zbuloi detaje të një zënke mes këtyre 2 protagonistëve në dhomat e zhveshjes në Balaidos pas ndeshjes me Celta Vigon në qershor dhe që u mbyll 2-2.
Setien përmendi gabimet e bëra nga disa prej lojtarëve të Barcelonës dhe toni i kritikave nuk i pëlqeu Messit që i kërkoi trajnerit që t’u drejtohej me respekt personave që në karrierën e tyre kanë fituar gjithcka, ndryshe nga sa ndodhi me trajnerin e tyre. Në këtë pikë, Setien iu kthye Messit duke i thënë: ‘Nëse nuk të pëlqen ajo që them, ja ku është porta’. Përgjigjja e argjentinasit ishte një buzëqeshje mëshire që vlente më shumë se një mijë fjalë.
Pas kësaj bëhet akoma më e lehtë të imagjinosh motivet se përse sezonin e kaluar gjërat për Barcelonën shkuan ashtu sic shkuan.
Sfidanti.al