Pasi kaloi festa për fitoren e bujshme me përmbysje të ndeshjes me Torinon, te Lazio ka ardhur koha për të menduar për sfidën delikare me Zenit në Shën Pjetërsburg në Ligën e Kampioneve me skuadrën bardhekaltër që vazhdon të ndjejë hijen e coronavirusit. Lazio që ishte në emergjencë për ndeshjen me Brugges por edhe me atë ndaj Torinos, këtë të hënë iu nënshtruan sërish testeve me tamponë.
Politika e klubit mbetet ajo që të mos zbulojë emrat e të prekurve, gjë që e konfirmoi Drejtori I Komunikacionit të Lazios, Stefano De Martino. ‘Problemi është I njëjti; shumë kushtëzohen nga ajo që lexojnë apo që dëgjijnë në radio-tha ndër të tjerat De Martino për median italiane
Ndërkaq, përsa i përket ndeshjes me Zenit, Inzaghi shpreson që të rikuperojë ndonjë prej elementëve të rëndësishëm, por lista e lojtarëve që mungojnë mbetet e gjatë: Vavro (nuk është në listën Champions), Escalante, Lazzari, Djavan Anderson e Luis Alberto nuk ishin të pranishëm në stërvitje ashtu sikurse Fares (i dëmtuar në sfidën me Torin) dhe Marusic (i dëmtuar, që nuk ishte as në sfidën me Torinon).
Lajmi më i mirë për Inzaghin është rikthimi në stërvitje me grupin i Senad Lulic pas 8 muajsh qëndrimi jashtë fushave të lojës pas 2 operacioneve të kryera në kavilje. Ndeshja mes Zenit dhe Lazios do të zhvillohet me tifozë kun ë stadium sipas normativave ruse do të jenë rreth 16 mijë persona(30% e kapacitetit total të impiantit). Zenit është në vendin e fundit në Grupin F të Ligës së kampioneve me 0 pikë, por është në vendin e dytë në kampionatin rus dhe në fundjavë mundi Khimkin 2-0 pas 3 humbjeve radhazi.
Sfidanti.al