‘Jam një person normal, me siguritë dhe frikërat e mia-kështu është shprehur Rafael nadal në një intervistë të gjatë të dhënë për ‘Corriere della Sera’ teksa foli për një sërë temash.
‘Nuk kam asnjëherë frikë nga disfatat-thekson Nadal-megjithatë e mendoj se mund të humbas. E mendoj cdo ditë, kundër cdo kundërshtari dhe kjo më ndihmon shumë’.
Spanjolli, fituesi i 20 titujve Grand Slam tregon edhe frikërat e tij.
‘Kam frikë nga sëmundja-shtoi 13 herë kampioni i Roland Garros-kam frikë për personat që dua. Frikë nga Covid-19? Jo për veten time. Jam ende i ri dhe fiziku më përgjigjet akoma. Por nëse infektohem unë mund të infektoj edhe persona që janë në rrezik. Jam i shqetësuar për prindërit, familjen time, komunitetin tim. Është momenti më i vështirë në jetë tona. Për këtë aryse është momenti që të luftojmë për gjëra më të rëndësishme sesa një ndeshje tenisi. Duhet të kultivojmë besim’.
sfidanti.al