Për opinionin publik mund të jetë një deklaratë shumë e mirë, që mund të marrë shumë pëlqime në rrjetet sociale. Në të kundërt, futbollit nuk besohet se i kanë pëlqyer fjalët e Pep Guardiolës lidhur me masat që duhen marrë për të penguar përhapjen e koronavirusit. Të enjten, do të ketë një mbyllje të dytë në Mbretërinë e Bashkuar sipas lajmërimit të kryeministrit Boris Xhonson.
“Futbolli nuk mund të jetë përjashtim, – u shpreh trajneri i Mançester Sitit, – nëse do të ketë mbyllje për gjithçka, duhet të mbyllet edhe futbolli. Nëse është për të luajtur, do të luajmë, por unë nuk dua që të jem ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë. Po mbyllen lokalet, restorantet. Në fund të fundit, edhe ne duhet të kemi siguri për jetën dhe shëndetin, sepse kemi familje”. Qeveria britanike i ka dhënë “dritë jeshile” futbollit për të vazhduar sezonin, ndonëse mbi bazën e sistemit të testimeve.
Sfidanti.al