Tjetër grabitje në Itali, tani në banesën e trajnerit Fonseca

Bota e futbollit  gjithnjë e më shumë është në shënjestrën e grabitësve. Pas Luca Tonit që edhe u tremb shumë pasi ishte në shtëpi me familjen e tij dhe Correas, i erdhi radha trajnerit të Romës, Paulo Fonseca që të përjetojë një eksperiencë të tillë negative. Ditën e premte, ndërsa trajneri ishte në Trigoria, banesa e tij u grabit me keqbërësit që morën me vetë 3 orë dhe objekte të tjera të cmuara me vlerë rreth 100 mijë Euro.

Grabitësit duket se e kishin studiuar mirë planin për grabitjen e banesës së Fonsecës. për fat të mirë, trajneri i Romës dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë në momentin që ndodhi grabitja.

sfidanti.al