Rossi ende në pritje të negativitetit të Covid, e dashura u shërua

Botërori i MotoGP ishte i kompromentuar për Valentino Rossin, por Covid-19 e nxori atë përfundimisht jashtë lufte për titullin edhe matematikisht. Shpresa e pezarezit tani është që të mund të kthehet në pistë për 2 garat në Valencia në 8 dhe 15 nëntor dhe për garën e fundit në Portimao të Portugalisë në 22 nëntor.

Piloti i Yamahas  që rezultoi pozitiv me coronavirus 2 javë më parë, është ende në pritje të rezultatit të testit me tampon që pritet të jetë negative pas dy javësh izolim të 41 vjecarit. Ndërkohë e dashura e tij, Francesca Sofia Novello tashmë është e shëruar dicka që ajo e konfirmoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

‘Jam negative, jam e lumtur dhe e lirë. Kini durim, karantina është shumë e rëndë psikologjikisht-shkruante modelja-kam kaluar ditë të vështira, kam qarë, jam zemëruar, doja të thyeja gjithcka. Por nuk shërbeu për asgjë, duhet vetëm qetësi, pasi në fund do të jemi ne që do të fitojmë’.

Sfidanti.al