Cristiano Ronaldo bën që të shpërthejnë polemikat në Itali. Ylli portugez i Juventusit, që në testet e radhës rezultoi sërish pozitiv me Covid 19, iu drejtua rrjeteve sociale duke bërë edhe një gafë. Në një postim të tij në Twitter Ronaldo tha se ndihej mirë, ndërsa në një koment në Instagram shtoi se tampon ishte një budallallëk.
Menjëherë ka reaguar mjeku virologu italian, Roberto Burioni që nuk ngurroi të ironizojë dhe të sulmojë Cristiano Ronaldon
‘I uroj Cristiano Ronaldos, mirëseardhjen mes virologëve. Do të na duhet shumë ne ndeshjen e radhës me okulistët-shkruante Roberto Burioni në Twitter.
Nuk është hera e parë që virologu i njohur sulmon personazhet mediatikë që japin opinionet e tyre për Covid-19.
Sfidanti.al