Nëse do të pyesësh tifozët e londinezëve këto kohë se nga cili sulmues kanë më shumë frikë, nuk do të thonë për Salahun apo Manenë, as për Agueron, por për Xhemi Vardin. Futbollisti i Leisterit hyri si zëvendësues në vetëm 30 minuta dhe shënoi golin e vetëm në stadiumin “Emirejts”, ndërsa Arsenali nuk përballoi dot presionin dhe humbi një rast të madh për t’u barazuar me pikë me Liverpulin. Në të kundërt, këtë e bëri Leisteri i ish-trajnerit liverpulas, Brendan Roxhers. Vardi ka një llogari të hapur me “topçinjtë” që nuk po e mbyll, pasi ka realizuar 11 herë në 12 ndeshje ndaj tyre.
“Ne e përballuam stuhinë, – tha Vardi më pas, – ne hymë dalë nga dalë në ndeshje, luajtëm mirë dhe po ikim me fitore. Rezultat i madh për ne, sidomos pas nja dy ndeshjesh aspak të mira. Tani kemi më shumë besim”. Kishte 47 vjet që Leisteri nuk fitonte në fushën e Arsenalit (që nga 1973), dhe trajneri Brendan Roxhers ishte i lumtur për tifozët. “Le të kënaqen me këtë fitore njerzit tanë, – u shpreh ai, – djemtë ishin të jashtëzakonshëm, nuk lejuan hapësira yjeve të Arsenalit. Vardi është një lojtar i madh sepse jep kontribut në ndeshje të mëdha”.
Sfidanti.al