Dybala dhe rinovimi me Juventusin; bisedimet në një pikë të vdekur

Në Itali vijon të diskutohet cështja e rinovimit të Paulo Dybalës me Juventusin. Sulmuesi argjentinas ka me bardhezinjtë një kontratë deri në 2022 dhe të dyja palët e duan zgjatjen e saj, por bisedimet kanë ngecur dhe nuk po gjendet një mënyrë për zhbllokimin e tyre. Edhe pse agjenti i Dybalës prej rreth 1 muaji ndodhet në Torino, nuk është parashikuar asnjë takim me drejtuesit e Juventusit. Me kontratën aktuale, Dybala përfiton 7.5 milionë Euro në sezon dhe drejtuesit e Zonjës së Vjetër duan rinovimin e saj për 2 vjet me opsion edhe 1 të tretë  me një pagë më të ulët por të amortizuar nga bonuset dhe pikërisht është kjo pika që ka bllokuar gjithcka.

Në të njëjtën kohë duhet theksuar se Juventus edhe pse e konsideron argjentinasin si pjesë e bazës për të ardhmen, do të marrë në konsideratë shitjen e tij nëse në zyrat e klubit vjen një ofertë bindëse. Ndërkaq, në orët e fundit është folur për një interesim të chelseat për Dybalën me klubin londinez që duket se ka vendosur të bëjë një cmenduri për blerjen e kartonit të argjentinasit teksa është gati të ofrojë 80-100 milionë Euro për të. Por jo vetëm kaq, Blutë duket se kanë përgatitur edhe kontratën për futbollistin me një pagë prej 10 milionë Euro në sezon.

sfidanti.al