Hoffenheim festoi fitoren, por Grillitsch u desh të shkojë në sallën e lindjes. Skuadra gjermane mori më të mirën nga ndeshja e Europa League me Crvena Zvezdën, por tema kryesore e diskutimit pas sfidës ishte pikërisht futbollisti që nuk e pa pjesën e dytë të ndeshjes as në tibunë në momentin kur u zëvendësua…po bëhej baba…
Florian Grillitsch u zëvendësua në pushimin e ndeshjes dhe u zhduk nga stadiumi i Sinsheim për të shkuar në spital; bashkëshortja e tij Hannah po sillte në jetë fëmijën e tyre. Gjithsesi edhe pa austriakun 25 vjecar në fushë, Hoffenheimi mundi Crvena Zvezdën 2-0. ‘Shpresojmë që të ketë një fëmijë për të lindur kur të luajmë në Ligën e Kampioneve-tha me tone alegrie trajneri Sebastian Hoeness.
Sfidanti.al