Këtë radhë Robert Lewandowski nuk përflitet për ndonjë gol apo ndonjë gjest spektakolar me Bayernin e Mynihut, por për faktin që pozoi me pultin e komandimit të PlayStation 5. E vecanta në këtë pikë është se loja e famshme e kompanisë ‘Sony’ nuk ka dalë ende zyrtarisht në treg dhe parashikohet të ndodhë në 19 nëntor.
Lewandowski postoi në Instagram foton e tij teksa dukej sikur luante një imazh që ngjalli shumë kuriozitet dhe një lloj zilie te tifozët dhe admiruesit e kësaj loje të njohur. ‘Po pse e ka që tani?’-pyeste dikush. ‘Ia kanë dhuruar, por nuk është e drejtë’-shprehej dikush tjetër. ‘Lewandowski në fillim, Lewandowski tani-tha një përdorues i rrjeteve sociale duke publikuar një foto të polakut teksa blinte një model të vjetër të PlayStation vite më parë. “Një i privilegjuar’-lexohej sërish.
Me fjalë të tjera, Lewandowski përvecse është një prej sulmesve më të mirë në botë, në mos më i miri në këtë moment, është edhe i vetmi që pati fatin të provojë përpara daljes në treg lojën e famshme të ‘Sony’.
Sfidanti.al