Kronika e gazetarit të ABC, Salvador Sostres për ndeshjen mes Barcelonës dhe Ferencvaros ka shkaktuar shumë polemika në Spanjë me Sostres që bëri disa krahasime raciste për Ansu Fati. I pari që reagoi ndaj artikullit ishte Antoine Griezmann që iu drejtua rrjeteve sociale për të denoncuar këtë artikull polemizues teksa theksoi: ‘Ansu është një djalë i shkëlqyer që meriton respekt si cdo person tjetër. Jo racizmit dhe sjelljes së keqe’.
Nga ana e saj Barcelona mendoi të denoncojë gazetarin për fjalët e tij, ndërkohë që reagoi edhe sulmuesi Ousmane Dembele duke shpërndarë postimin e Griezmann në Twitter të shoqëruar nga hashtagu #NoRacism
Vlen të kujtohet se Sostres shkruante në artikullin e tij shkruante: ‘Ansu Fati kur vrapon ka dicka të ngjashme me gazelën, duket si një shitës ambulant i ri dhe i zi që e sheh të vrapojë në mënyrë të papritur kur ata që bërtasin ‘ujë,ujë’ në Shëtitoren Gracia e paralajmëron se po vjen policia’.
Sfidanti.al