Te Barcelona nuk e kanë aspak problem; kush është I aftë luan. Mosha nuk ka rëndësi; minoren apo maxhoren qoftë futbollisti. Shembulli I fundit quhet Pedri. Pas një muaji do të festojë 18 vjetorin e tij, në 25 nëntor. Kundër Ferencvaros në Ligën e Kampioneve luajti 27 minuta dhe shënoi golin e parë në Evropë, ndërsa në ndeshjen e humbur nga Getafe, ishte lojtari më i mirë për Barcelonën.
Vitet e fundit te Barcelona nuk kanë lënë kujtime shumë të bukura te një tifozeri që në Mileniumin e ri është mësuar keq me trofe të shumtë. Presidenca e Bartomeut ka sjellë shumë ndryshime në aspektin e strategjive teknike dhe filozofie të shoqëruara edhe nga disfata apo përmbysje të turpshme në kompeticionin më të rëndësishëm evropianë për
Por në javët e fundit është shfaqur një ngushëllim i vogël për presidentin dhe stafin aktual; Bartomeu do t’i lërë pasuesit të tij si trashëgimi xhevahirin Pedri. Adoleshenti që e ka mahnitur tashmë Evropën ishte goditja e madhe merkatos së kësaj vere me Barcelonën që e mori nga Las Palmas për 5 milionë Euro. I bashkuar me skuadrën e parë në fazën përgatitore, trajneri Koeman e vuri re për herë të parë në 12 shtator në një ndeshje miqësore kundër Nastic dhe ishte menjëherë kategorik me shefat e tij duke u thënë se Pedrin do ta mbante ai. Dhe ashtu ndodhi, duke e aktivizuar kur ka mundur. Dhe Pedri pa iu rritur mendja gjithnjë i është përgjigjur ‘gati’. Pas ndeshjes me Ferencvaros, sikur të kishte përfunduar një provim matematike, iu përgjigj gazetarëve, mori një taksi dhe me maskën të vënë në fytyrë shkoi në shtëpi për të fjetur, me 17 vjecarin që sigurisht nuk e ka marrë patentën
‘Nuk është Iniesta, por i ngjan-është slogani i të përditshmes Marca, ka një mënyrë të zotërimit të topit që u përket shumë pak lojtarëve të një niveli të lartë. Ka një klas të paparë, një kontroll të topit të orientuar, gjithnjë duke menduar lëvizjen pasardhëse. Është shumë inteligjent taktikisht, la gjithnjë kohën e duhur për të hyrë duke nisur nga vija e mesfushorëve për të kaluar pëpara. Pedri ashtu sikurse dhe Ansu Fati, janë fytyra e bukur e një Barcelone që kërkon të rigjejë identitetin e saj.
Sfidanti.al