Një kokë derri në mesin e fushës, me tre kryqe të vendosur dhe një parullë ku shkruhej: ‘Do të paguani gjithcka, do ta paguani shtrenjtë’, ishin vendosur në mbrëmjen e së martës nga persona të panjohur në stadiumin e Livornos ‘Armando Picchi’. Ai që e denoncoi këtë fakt ishte punonjësi që kujdeset për impiantin në mëngjesin e së mërkurës që lajmëroi karabinierët pasi pa skenën makabre
Mësohet se ky gjest ka të bëjë me kaosin e krijuar për shkak të shitjes së klubit nga familja Spinellit te një grup ortakësh që edhe sot nuk e kanë krijuar ende skuadrën.
Sfidanti.al