Mbape nuk do që nuk do rinovim tek PSG-ja, destinacioni i radhës, Madridi!

Sonte do të luajë një duel të madh ndaj Mançester Junajtidit, por karriera e tij është më shumë se një ndeshje, qoftë ajo në Champions. Kilian Mbape, thuhet se, nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Paris SG, dhe kjo do të thotë shumë për të ardhmen e tij. Reali i Madridit e pret me krahë hapur dhe besohet që momenti fatlum për Zinedin Zidanin e Florentino Perezin do të jetë vera që vjen. Kontrata e Mbapesë në Paris vlen deri në 2022, pra afati i fundit që nënkampionët e Europës të bëjnë “ndonjë lek” është qershor-gushti. Kjo madje me humbje, pasi kartoni i sulmuesit do të binte (thuhej) deri në 180 milionë euro, sepse do t’i mbetej vetëm 1 vit në kontratë, dhe për shkak të krizës së koronavirusit. Fjalë ka shumë se ai mund të shkojë tek Liverpuli apo Juventusi, por destinacioni i përcaktuar duket Madridi.

Sfidanti.al