Caoimhín Kelleher, portieri i tretë i Liverpoolit është kapur nga telekamerat teksa flinte gjumë në pankinë prapa trajnerit Jurgen Klopp gjatë ndeshjes spektakolare dhe plot tension me Everton që u mbyll me barazimin 2-2 dhe që i mbajti të mbërthyer para ekranit miliona tifozë.
Sigurisht imazhi i tij teksa flinte bëri xhiron e botës në rrjetet sociale, duke bërë që në drejtim të tij të vërshonin fyerjet teksa e kritikonin për mungesë të impenjimit dhe indiferencën e shfaqur për këtë ndeshje. Sigurisht edhe trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk i ka pëlqyer ky imazh i futbollistit që fle gjumë në stol që për më tepër ishte edhe pas shpinës së tij.
Sfidanti.al