Mitikja Yelena Levchenko del nga burgu pasi kritikoi presidentin bjellorus

Basketbollistja bjelloruse, Yelena Levchenko, një ndër lojtaret më të mira të botërorit 2010 dhe finalist në kampionatin WNBA, ka përjetuar momentet më të vështira në jetën e saj, dicka që e komunikoi ajo vetë. Sportistja e njohur u lirua nga burgu të enjten pasi plotësoi 15 ditët e arrestit administrative pasi kritikoi presidentin bjellorus Alexandr Lukashenko të cilin janë të shumtë ata që e konsiderojnë atë si diktatorin e fundit në Evropë

‘Rrezikuan shëndetin tim. Më hoqën dyshekët dhe mbulesat-tregon Levchenko që ishte e mbyllur në një qendër në Okrestina, vendi ku dërgohen kritikuesit e regjimit-për më tepër nuk kishte ujë të ngrohtë dhe nuk më lejuan të lahem për 13 ditë’.

Levchenko ka qenë një prej personaliteteve bjelloruse që ka kritikuar më fort regjimin në vend dhe ka marrë pjesë në shumë manifestime kundër tij

‘Gjetën personin e gabuar për ta bërë dash për kurban-thotë një tjetër lojtare bjelloruse, Natalia Marchenko-Yelena ka përjetuar dhe ka kaluar shumë për të fituar, kështu që është e pamundur ta lësh pas. Ajo është besnike ndaj principeve të saj, por mbi të gjitha, ndaj vetes së saj’.

Sfidanti.al