Gara e parë historike e Vietnamit nuk do të zhvillohet për vitin 2020. Lajmi u kinfirmua nga organizatorët e këtij eventi duke shpjeguar se vendimi u mor për shkak të pandemisë coronavirus. I parashikuar për t’u zhvilluar në prill fillimisht, pas pauzës dhe ripërpulimit të kalendarit, Cmimi i Madh i Vietnamit u spostuar për në muajin nëntor dhe ishte në pritje të një konfirmimi
‘Pas diskutimeve të shumta mes FIA, Formula 1 dhe Federatës Vietnameze të Motorsportit, me hidhërim bëjmë të ditur se Cmimi i Madh i Vietnamit në Formula 1 do të anulohet-lexohet në një komunikatë të organizatorëve-ishre një vendim shumë i vështirë për t’u marrë, por i nevojshëm duke parë edhe pasigurinë e vazhdueshme të shkaktuar nga pandemia globale e coronavirusit’.
Ndërkaq, organizatorët vendosën edhe të rimbursojnë biletat e shitura për këtë Cmim të Madh
Sfidanti.al