Ceferin pohon: Plani për Euro 2020 mund të ndryshojë

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin beson se pavarësisht situatës aktuale së pandemisë, beson se nuk do të ketë probleme në zhvillimin e kampionatit Evropian të futbollit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, por nuk e përjashton mundësinë që mund të ndryshohet formati fillestar i kompeticionit që është organizimi i tij në 12 shtete të kontinentit

‘Gjithnjë jemi të shqetësuar për situatën e pandemisë, por jemi të sigurt se Evropiani i 2021 do të zhvillohet –tha Ceferin ditën e enjte në një intervistë për Movistar+-por duhet të them gjithashtu se mund të zhvillojmë një evropian në 11, 5 apo edhe në një vend të vetëm në vend të 12 shteteve’

Ceferin foli edhe për sistemin VAR teksa tha se ky sistem e ndihmon futbollin, por edhe mund ta dëmtojë. Gjithsesi, ai shtoi se nuk ka kthim prapa dhe VAR do të vazhdojë, por ka shumë vend për përmirësim.

Sfidanti.al