Robinho kthehet te Santos; sponsorët largohen dhe ka protesta formale

Robinho është kthyer prej disa ditësh te Santos ku nisi karrierën e tij si futbollist, por në Sao Paulo jo të gjithë janë të kënaqur me këtë kthim të tin, përkundrazi. Kontrata prej 5 muajsh që ka firmosur Robinho me klubin paulist ka bërë që në Brazil të shpërthejnë polemikat dhe të shprehet indinjata, madje 1 prej 9  sponsorëve të Santosit vendosi të zgjidhë kontratën me klubin brazilian. Arsyeja? Mbi Robinjon peshon dënimi i dhënë në vitin 2017 nga Gjykata e Milanos për përdhunim

Nuk do të ketë festë për rikthimin në shtëpi të Robinhos që është vënë në shënjestrën e kritikave të forta nga media dhe opinionin publik, ndërkohë që janë marrë edhe masa konkrete që e vendosin Santos në vështirësi të mëdha, sic është largimi i sponsorit që vendoste emrin në numrin e fanelave të skuadrës dhe që i garantonte klubit brazilian 10% të të ardhurave totale nga kontratat e sponsorizimit

‘Është një gjest në linjë me kosideratën dhe ndjeshmërinë që ushqejmë ndaj publikut femëror dhe të drejtave të tyre-shpjegohej në komunikatën e këtij sponsori. Të tjerë sponsor kanë shfaqur bezdinë dhe pakënaqësinë e tyre teksa shohin imazhin e tyre të lidhet me emrin e Robinhos. Për më tepër tepër, rezulton se është bërë një protestë formale në Gjykatën Supreme të Sportit nga 13 organizata në mbrojtje të të drejtave të grave që synon të pengojë Robinhon të zbresë në fushën e lojës si dhe të cregjistrojë futbollistin nga regjistri i Federatës Braziliane të Futbollit. Ndërkaq, futbollisti është në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor pas apelit të bërë për dënimin e tij.

Sfidanti.al