Robinho kthehet te Santos për herë të 4, këtë radhë me…230 Euro në muaj

Për herë të katërt në karrierën e tij, sulmuesi brazilian Robinho, tashmë 36 vjec, kthehet tek Santosi, klubi ku ka nisur rrugëtimin e tij në botën e futbollit përpara se të vishte fanelat e Realit të Madridit, Milanit apo Manchester City. Sulmuesi brazilian ka firmosur me Santosin një kontratë 5 mujore me një pagë simbolike prej 1500 realë(230 Euro) në muaj, dicka që u bë e ditur edhe nga vetë klubi brazilian në një komunikatë për shtyp.

‘Kjo ka qenë gjithnjë shtëpia ime-u shpreh Robinho-synimi im është që të jap kontributin brenda dhe jashtë fushës së lojës në mënyrë që Santos të jetë në pozitionet më të larta. Është një ndjenjë e bukur ajo e të kthyerit në klubin ku je rritur. Gjithnjë kam ëndërruar të jem futbollist dhe Santosi ma dha këtë mundësi që të bëj ëndrrën realitet’

sfidanti.al