Eriksen ngre zërin: Nuk dua të rri në stol gjithë vjeshtën

Christian Eriksen ngre zërin. Mesfushori zikaltër foli nga grumbullimi i kombëtares daneze me të cilën shënoi edhe në fitoren 4-0 ndaj Ishujve faroe teksa shpjegoi se pret që të ketë një rol më të madh në skuadër në vijim të sezonit.

‘Sigurisht që nuk dua të ri në pankinë gjatë gjithë vjeshtës-tha Eriksen-të paktën ky nuk është synimi im dhe shpresoj as ai i klubit apo trajnerit’.

Eriksen më pas vuri në dukje impenjimet e shumta që e presin me skuadrën.

‘Do të jetë një numër i madh ndeshjesh në shumë pak kohë dhe tani kemi 3 ndeshje me kombëtarer në pak ditë-vijoi Eriksen-kur të kthehemi do të nisë edhe Liga e Kampioneve. Jam i sigurt se do të kem minuta në dispozicion’

Mesfushori danez foli edhe për muajt e fundit dhe rolin e tij te Interi.

‘Jam në një pikë ku ndoshta nuk kam qenë kurrë në ndonjë klub tjetër-tha Eriksen-e nisa shumë mirë aventurën me Interin në janar dhe u përpoqa të shfaq aftësitë e mia. Por më pas u frenuam për shkak të coronavirusi dhe që nga ai moment u panë ulje-ngritje. Pritshmëritë e njerëzve nga unë janë  që duhet të jem vendimtar në cdo ndeshje, por nuk ka qenë kështu. Ja përse tani njerëzit nga jashtë më shohin me sy tjetër’

Por pavarësisht vështirësive, Eriksen nuk e mendon largimin e menjëhershëm nga Interi.

‘Agjenti im nuk më ka thënë asgjë dhe nuk kam dëgjuar asgjë që ka pasur dicka për mua-tha Eriksen-do ta kisha mësuar prej tij apo nga klubi, por nuk ka pasur asgjë. Jam mësuar me faktin se në media shkruhet shumë, por nuk ka pasur asgjë konkrete. Të hënën, kur u mbyll  merkatoja e transferimeve, ishte vetëm 1 ditë si të gjitha të tjerat për mua’.

Sfidanti.al