Pozitiviteti me Covid-19 i Milan Skriniar shqetëson shumë Interin dhe Antonio Conten. Sllovaku ashtu sikurse edhe Bastoni është asimptomatik, por rrezikon që të qëndrojë një periudhë karantinimi, jo në Itali, porn ë Sllovaki ku ndodhet aktualisht teksa është në pritje të përgjigjes së testit të dytë me tampon. Sido që të jetë, si Skriniar ashtu edhe Bastoni nuk do të jenë në derbin e Milanos ndaj milanit në 17 tetor. Po kështu ata nuk do të jenë as në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve ndaj Borussia Moenchengladbach në 21 tetor
Është ky një problem jo i vogël për trajnerin Conte që e sheh repartin e mbrojtjes të përgjysmuar me vetëm De vrij dhe ranocchia si qendërmbrojtës dhe D’ambrosion dhe Kolarov në krahë ku do të zëvendësojnë pikërisht Skriniar e Bastonin.
Dhe e gjithë kjo ndodh në një javë ku kombëtaret kanë marrë shumë lojtarë të Interit dhe situata tani po monitorohet vazhdimisht. Në Appiano Gentile kanë mbetur vetëm Handanovic, Radu, Padelli, Ranocchia, Darmian, Nainggolan, Gagliardini dhe Young. Të gjithë iu janë nënshtruar testeve dhe program i stërvitjes është riformuluar pikërisht në bazë të pozitivitetit të Bastonit dhe Skriniar. Për momentin nuk ka izolim paraprak për futbollistët dhe atyre iu lejohet vetëm spostimi shtëpi-qendër stërvitore, por situata mund të ndryshojë në ditët e ardhshme pasi të kenë dalë përgjigjet e testeve të tjerë me tamponë.
Sfidanti.al