Ceshtja e respektimit të rregullit të izolimit bëhet cështje edhe te Juventusi. Agjencia shëndetësore rajonale do të lajmërojë organet kompetente të Federatës Italiane se futbollistë të Zonjës së Vjetër thyen këtë rregull për t’u bashkuar me kombëtaret e tyre. Asl e Torinos konfirmoi se vetë klubi I Juventusit e sinjalizoi për largimin nga izolimi i disa prej futbollistëve të tij kështu që ky institucion vendosi që të informojë autoritetet kompetente
Ata që janë larguar nga J Hotel pa marrë autorizimin e Asl për t’u bashkuar me kombëtaret respektive janë Betancour, Cuadrado, Danilo, Dybala e Ronaldo, por edhe Buffon e Demiral që janë kthyer në shtëpitë e tyre. Juventus ka hyrë në izolim që të shtunën kur u mësua për pozitivitetin e dy anëtarëve të stafit të jashtëm të ekipit. Ditën e hënë klubi informoi për lojtarët e larguar, përgjegjësia e të cilëbe bëhet individuale në momentin e braktisjes së vendit të izolimit të cilët rrezikojnë një ndëshkim me 400 Euro gjobë.
Por te Juventus ka nga ata që edhe pse janë thirrur në kombëtare kanë vendosur që të presin kontrollet e parashikuara nga protokolli. Është ky rasti i Adrien Rabiot që do të bashkohet me Francën në fund të pesëditëshit të izolimit nëse të dy testet me tamponë dalon negativë. Po kështu edhe Chiellini e Bonucci që priten në Coverciano për t’u bashkuar me Italinë për ndeshjet e radhës
Sfidanti.al