Red Bull dëshiron të qëndrojë në Formula 1, por nuk garanton vazhdimësinë e tij

Helmut Marko, Drejtori Sportiv i Red Bull në një intervistë për ‘Speedweek’ pranoi se skuaderia e pijes së famshme energjike nuk përjashton asnjë lloj skenari në të ardhmen dhe këtu përfshihen si prodhimi i motorit të tij ashtu edhe mundësia për të braktisur botërorin e Formula 1 në fund të sezonit

‘Kemi në kontratë që mund të anulohet cdo vit dhe  ku ekziston mundësia për t’u larguar nga kampionati në fund të sezonit-tha Marko-por ky nuk është prioriteti ynë tani’.

Red Bull po analizon të gjitha opsionet që i dalin përballë për sezonin 2021 ku një faktor i rëndësishëm është edhe aspekti ekonomik

‘Po punojmë për këtë sepse I dinim planet e Hondës prej kohësh-shtoi Marko që më pas foli edhe për rolin e Christian Horner që ditë më parë shprehu besimin në vijueshmërinë e bashkëpunimit mes Hondës dhe Red Bull.

‘Është drejtori i skuadrës dhe nuk merr pjesë në diskutimet për strategjitë-tha Helmut Marko në intervistën e tij.

Sfidanti.al