Ç’ndodh me ty Hazar, në një vit te Reali humb aq ndeshje sa tek Çelsi në 7 vjet!

Nuk dihet nëse është ky rekordi i pafatësisë, por e qartë është se më keq se kaq nuk mund të bëhet. Eden Hazar vazhdon të jetë i dëmtuar për Realin, dhe ka humbur në vetëm 1 vit aq ndeshje sa i humbi gjithsej në 7 vjet për Çelsin. Diçka tronditëse, pasi ylli belg i marrë për 150 milionë paundë stërlina ka luajtur deri tani vetëm 22 ndeshje për Madridin, ndërsa 27 i ka humbur për shkak dëmtimesh. Trajneri Zidan thotë se futbollisti është tepër i dëshpëruar nga kjo seri lëndimesh, ndërsa e di se nuk ka se çfarë të bëjë, përveçse të presë që të shërohet dhe të ketë fat më të mirë në të ardhmen. Në moshën 29-vjeçare duket se fiziku i Hazarit po ndjen vitet e ngarkesës, edhe pse nuk është aspak i vjetër, sidomos duke pasur parasysh se në çfarë moshe po luajnë Kristiano Ronaldo apo Zllatan Ibrahimoviç.

Sfidanti.al