‘El Clasico’ e Femrave nuk ka histori; Barcelona i jep leksion Realit të Madridit

Ndërsa në futbollin e meshkujve El Clasico mes Realit të Madridit dhe Barcelonës është i rivalizuar, në futbollin e femrave ai ka një padron, ekipin katalanas. Këtë të diel u zhvillua sfida mes Barcelonës dhe Realit në futbollin e femrave një sfidë që luhet për herë të parë në histori duke qenë  se skuadra madrilène vetëm tani në  fund e ka krijuar skuadrën e futbollit të femrave

Në këtë El Clasico të parë të zhvilluar në Valdebebas, sfida nuk pati histori me barcelonën që fitoi 4-0 por rezultati mund të kishte qenë më i thellë nëse nuk do të ishte për portieren Misa Rodriguez që me disa ndërhyrje të saj evitoi një humbje akoma më të turpshme ndaj një skuadre që kryeson Primera Iberdrola

Patri Guijarro, një autogol me thembër i Misa, Lieke Martens dhe Alexia Putellas ishin ato që vulosën triumfin për skuadrën e drejtuar nga Lluis Cortes. Përvecse El Clasico i parë i futbollit të femrave, me këtë ndeshje Barcelona nisi në mënyrën më të mirë të mundshme edhe mbrojtjen e titullit kampion në një kampionat ku vajzat e skuadrës katalanase kanë si rivalen më të fortë një tjetër skuadër të Madridit, Atleticon.

Sfidanti.al