F1, Renault nuk dëshiron të furnizojë me motorë Red Bull në 2022, por është i detyruar

Lajmi i Hondës për tërheqjen nga Botërori i Formula 1 në fund të vitit 2021 e lë Red Bullin pa motor në fillim të 2022. Një situatë kjo që mund të detyrojë skuderinë austriake që t’i drejtohet sërish renault me të cilën ka bashkëpunuar edhe në periudhën 2007-2018 gjatë së cilës janë fituar 4 tituj botërorë për pilotë dhe konstruktor. megjithatë raportet mes Red bull dhe Renault u prishën me skudërinë austriake që në 2019 nënshkroi një kontratë me Hondën.

Por fati është kapricioz, por akoma më shumë të tilla janë rregullat e F1 që thonë se nëse Red bull nuk ka motor, kompania që furnizon më pak ekipe është e detyruar të furnizojë atë me motor që në këtë rast rezulton të jetë Renault, dicka që nuk i pëlqen aspak kompanisë franceze

‘E njohim normativën dhe do ta zbatojmë-tha Shefi i Renault Cyril Abiteboul për Reuters-besoj se e vetmja gjë që duhet bërë është që të shohim nëse Red Bull në këtë aspekt nuk do të ketë alternativa të tjera dhe me të vërtetë dëshiroj që kjo të mos ndodhë. kur merr pjesë në një kompeticion sportiv duhet të pranosh obligimet. E dimë deri kur, është pjesë e rregullores kështu që jemi të detyruar ta zbatojmë’.

sfidanti.al